Mançester Siti sonte do të takohet me Liverpullin në kuadër të EFL CUP.
“Qytetarët” do të tentojnë ta lënë pas krahëve disfatën e pësuar nga Brendfordi pak para pushimit për shkak të kombëtareve, andaj një triumf sot do të thotë shumë për ata.
Në anën tjetër, “Të Kuqtë” nuk gëzuan një formë të mirë deri në këtë periudhë të sezonit.
Edhe pse matematika i lejon ende që të shpresojnë për titull, Liverpulli nuk mbetet pretendent kryesor për titull.
Pas një muaji, futbolli i ekipeve tashmë është kthyer për të dhuruar sërish emocione të veçanta për futbolldashësit.
Ditën e djeshme u takuan edhe Mançester Junajtedi dhe Bërnli me ç’rast “Djajtë e Kuq” kaluan tutje pas fitores 2:0, falë golave të shënuar nga Eriksen dhe Rashford.