Shkëndija dhe FC Shkupi në TOP3 skuadrat më të mira mbarëshqiptare!

Edhe pse kampionati i Maqedonisë pozicionohet më dobët se ai i Kosovës dhe Shqipërisë, renditja më e fundit e UEFA-s në nivel klubesh tregon të kundërtën. Shkëndija dhe FC Shkupi bëjnë pjesë në TOP3 skuadrat më të mira shqiptare, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur, si Partizani, Tirana, Prishtina, që viteve të fundit gjithashtu vazhdimisht po janë pjesë e Kupave Europiane, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija është absolut klubi më i mirë shqiptarë, duke u pozicionuar në vendin e 151-të nga gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës.

Pas “kuqezinjëve” të Tetovës renditet Laçi, në pozitën e 174-të, duke lënë pas vetes FC Shkupin, që mban pozitën e 185-të.

Skuadër më mirë e ranguar nga Kosova, është Drita e Gjilanit, që disa vite me rradhë udhëhiqej me mjaft sukses nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu. Skuadra “bardheblu” nga Gjilani renditet në pozitën e 199-të, duke lënë pas vetes skuadra më me renome, si Partizani (pozita 254), Teuta (280), Kukësi (282) dhe Tirana (298).

Skuadra e dytë më e mirë nga Kosova, është Prishtina, që ndodhet në pozitën e 304, për të vijuar më pas Ballkani i Suharekës (334), që këtë edicion shkruajti historinë, duke luajtur në ndeshjet në grupe të Ligës së Konferencës, ndërsa pas tyre nga skuadrat mbarëshqiptare renditet Vllaznia e Shkodrës, që mban pozitën e 338.

Pasojnë Llapi (370), Gjilani (371) dhe Feronikeli (372) nga Kosova, më pastaj Luftëtari (411), ndërsa skuadra e fundit shqiptare është ajo e Struga Trim Lum, që mban pozitën e 417-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply