Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje, duke mundur në finalen e madhe Francën vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Futbollistët argjentinas shkëlqyen në Botërorin e Katarit, me ç’rast disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.
Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte mesfushori i Brajtonit, Aleksis MekAllister.
Argjentinasi me origjinë skoceze luajti në të gjitha ndeshjet e Argjentinës, duke regjistruar 1 gol dhe 1 asistim.
“Calcio Mercato”, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e argjentinasit.
Rosonerët e kanë piketuar MekAllister si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.
Argjentinasi ka kontratë me Brajtonin deri në vitin 2025, ndërsa për kartonin e tij drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro.