Angel Di Maria ishte padyshim figura kryesore e Argjentinës në finalen kundër Francës, ku së bashku me Messin dhanë kontributin maksimal për fitimin e trofeut që u mungonte prej 36 vitesh.
Lojtari i Juventusit fitoi një 11 metërsh dhe realizoi golin e dytë për amerikano-jugorët në 64 minutat që ishte prezent në fushë.
Por jo gjithçka shkoi mirë për Di Marian para finales. Përpara ndeshjes së madhe, vajza e tij përfundoi në spital për shkak të temperaturës së lartë që e shoqëronte prej ditësh.
Megjithatë, mjekët arritën të stabilizonin gjendjen shëndetësore të saj, duke bërë të mundur që Di Maria të kishte mbështetjen e rëndësishme në shkallët e stadiumit, familjen e tij.