Hamza Ramani sezonin e ri do të luaj me Sileksin

Një ndër mesfushorët më të talentuar shqiptarë, Hamza Ramani, sezonin e ri do të luaj me Sileksin, skuadër kjo që në stinorin pranveror do të tentojë të jetë në mesin e TOP3 skuadrave, duke kapur kështu Europën.

Edhe pse ende nuk është nënshkruar kontrata mes palëve, siç mëson “infOSport.mk”, Ramani me Sileksin do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

Mesfushori shkupjan, ndryshe pjesë edhe e përfaqësueses shpresa të vendit, stinorin vjeshtorë luajti me fanellën e Pobedës, me të cilën skuadër u paraqit në gjithsej 13 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol.

(https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1487078905116230)

20-vjeçari Ramani, karrierën e tij si shumica e futbollistëve shqiptarë nga kryeqendra jonë e kishte nisur te FC Shkupi, te e cila skuadër kishte debutuar me ekipin e parë që në moshën 16-vjeçare.

Ndryshe Ramani gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Veleshtën, Vëllazërimin dhe Bellasicën, nga e cila skuadër verën e këtij viti që po lëmë pas ishte transferuar te Pobeda. (infOSport.mk)

Leave a Reply