Franca arriti të ndërpresë ëndërrat e Marokos dhe do të kërkoj të mbroj titullin ndaj Argjentinës

e Francës për herë të dytë me rradhë është kualifikuar për në finalen e një Botërori, pasi sonte mundi Marokun me rezultatin 2:0 në gjysmëfinalen e dytë në kuadër të “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “gjelat” u bënë ekipi i parë kombëtar nga Europa, që pas plotë 84 viteve arrijnë të kualifikohen sërish në finale dhe do të kenë mundësinë për të mbrojtur të njëjtën.

Deri më tani, një gjë të tillë kishin bërë italianët, edhe atë gjatë viteve 1934 dhe 1938.

Franca përveç kësaj, vazhdon të ëndërrojë të bëhet vetëm kombëtarja e tretë, pas Italisë dhe Brazilit të mbrojë titullin e kampionit të Botës.

Sot ekipi i Didie Deshamp tregoi efikasitetin e zakonshëm në këtë kampionat, me të cilin thyen surprizën e këndshme të Marokut.

Teo Hernandez hapi rezultatin që në minutën e 5-të. Pas kësaj, sidomos në pjesën më të madhe të pjesës së dytë, “gjelat” duhej të mbroheshin shpesh, pasi sonte pamë edhe një Marok shumë agresiv, por që u ndëshkua sërish në minutën e 79-të, kur Kolo Muani shfrytëzoi momentin dhe nga afërsia shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për “trengjyrëshit”.

Ndryshe, të dyja skuadrat goditën nga njëherë shtyllën në këtë takim, në të cilin Maroku çuditërisht ishte skuadra me më shumë zotërim të topit, por megjithatë Franca do luaj në finale e madhe kundër Argjentinës së Lionel Messit.

Ndërkohë Maroku do të debatojë për vendin e tretë me kombëtaren e Kroacisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply