Luka Modriç pa dyshim se ka qenë lekomotiva kryesore te kombëtarja kroate në Kupën e Botës që aktualisht po zhvillohet në Katar.
Kapiteni është një motivim shtesë edhe për bashkëlojtarët e tij, të cilët e respektojnë shumë brenda dhe jashtë fushës.
Bashkëpunëtori i tij, Simon Bastiansen ka zbuluar se Modriç u ka bërë nga një dhuratë, orë “Daytona Rolex” ari i kuq shokëve te kombëtarja dhe atyre te skuadra e Real Madrid.
Një orë e tillë kushton 40 mijë euro.
Por nuk ishin vetëm shokët e tij që morën dhurata, ai i bleu ato për shoferët e autobusëve, mjekët, fizioterapistët dhe asistentët.
Totali që Modriç shpenzoi për gjithë këto dhurata ishte rreth 2 milionë euro.