Një veturë e tipit BMW me shtetas nga Maqedonia, mëngjesin e sotëm ka hyrë në korsinë për në rrugën kryesore dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion tip “Stayer”.
Në makinë udhëtonin tre persona shtetas të Maqesonisë, ku si pasojë jetën kishte humbur 41 vjeçari S.E. i cili njëherit është edhe prindi i lojtarit të njohur të klubit futbollistik Shkëndija, si dhe pasagjeri tjetër 26 vjeçar D.J. i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetura e cila është aksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Plovdiv – Karlovë siç raportojnë mediat bullgare, e gjithë pjesa e përparme e makinës pothuajse është e shkatërruar.