Kroacia ka eliminuar Brazilin në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja pas 90-të minutave lojë u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0 dhe 1:1 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ndërkohë gjatë ekzekutimit të penaltive të përzgjedhurit e seleksionuesit Zlatko Daliç triumfuan me shifrat 4:2.
Pak para fundit të vazhdimit të parë (105+1’), Nejmar shënoi për 1:0, ndërkohë rezervisti Bruno Petkoviç me golin e realizuar në minutën e 117-të barazoi shifrat në 1:1, duke dërguar takimin drejt penaltive, aty ku kroatët edhe njëherë tjetër u treguan më të suksesshëm, duke kaluar për herë të dytë me rradhë në gjysmëfinale të një Botërori.
Në këtë fazë, Kroacia do të mirëpret fituesin nga përballja Holandë-Argjentinë.
Për Brazilin ishte kjo hera e katërt nga gjithej 5 pjesëmarrjet e fundit që eliminohet në fazën çerekfinale, derisa vetëm në vitin 2002 kishte arritur deri në finale e madhe për ta fituar atë për herë të fundit në historikun e saj. (infOSport.mk)