Me fitoren minimale 1:0 ndaj Akademia Pandev në ndeshjen e javës së 17-të, Struga Trim Lum ka arritur të shkruaj historinë, duke u shpallur kampion vjeshte për herë të parë që nga garimi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.
Skuadrës së Srgjan Zaharievskit i mjaftoi vetëm një gol për të marrë 3 pikët e plota, që i siguruan njëherit edhe titullin kampion vjeshte, për herë të parë në historikun e tyre 7-vjeçar.
Golin e fitores për Struga Trim Lum, e realizoi mbrojtësi Darko Ilieski në minutën e 69-të.
Fitore identike (3:1) këtë xhiro për dy skuadrat tjera konkurrente të Struga Trim Lum në garën për titullin e kampionit, FC Shkupin dhe Shkëndijën.
Kampionët në fuqi të FC Shkupit mundën Bregallnicën, pavarësisht se skuadra nga Shtipi avansoi e para në ndeshjen e zhvilluar në Kërçovë, derisa Shkëndija e Qatip Osmanit ngadhnjeu në Shkup përballë Makedonija GJ.P të Muharem Bajramit.
Fitore shumë të rëndësishme morri edhe Sileksi në transfertën në Kavadar, duke mundur Tikveshin me rezultatin 2:0, ndërkohë ndeshja midis dy skuadrave të fundit në tabelën e klasifikimit, Pobedës dhe Skopjes, u mbyll me barazim pa gola.
Ekipi i Rabotniçkit ishte i lirë këtë xhiro, derisa ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, “romantikët” do ta zhvillojnë kundër FC Shkupit. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 17 |
||||||||||||||||||
|