Fitorja e Argjentinës ndaj Australisë (2:1) dhe kualifikimi në çerekfinale të Botërorit “Qatar 2022” u shoqërua me disa rekorde individuale të Lionel Messit. Në ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë, ylli argjentinas arriti të shënojë për herë të parë nnë fazën e eliminimit në kuadër të Kampionateve Botërore, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 22 golave në kuadër të turneve të mëdha me kombëtaren e Argjentinës.
Messi ka shënuar 9 gola në kuadër të Botëroreve dhe 13 në kuadër të Kupës së Amerikës.
Po aq gola, (22) ka shënuar edhe Ronaldo me Portugalinë e tij në kuadër ë eventeve më të rëndësishme. Sulmuesi 37-vjeçar ka realizuar 14 gola në kuadër të Kampionateve Europiane dhe 8 në kuadër të Botëroreve.
Kurioz na bënë edhe një arritje tjetër indivduale e Messit.
🐐 Argentina’s Lionel Messi is now the most capped South American player in football history.
🥇 🇦🇷 Lionel Messi-169 Apps
🥈 🇪🇨 Iván Hurtado-168 Apps🔝 #FIFAWorldCup GOAT#Messi𓃵|#ARG|#ARGAUS pic.twitter.com/tVZsAFoMRh
— FIFA World Cup Stats (@alimo_philip) December 3, 2022
Ylli i PSZh-së theu rekordin e ekuadorianit Ivan Urtado si futbollisti jugamerikan me më shumë ndeshje për kombëtaren e tij. Leo Messi me Argjentinën e tij tashmë numëron 169 ndeshje.
Ndërkohë sipas FIFA-s, rekordin botëror për më shumë ndeshje me një kombëtare, e mban Bader Al-Mutve, i cili me fanellën e Kombëtares së Kuvajtit numëron 196 ndeshje. (infOSport.mk)