Zvicra mund Serbinë sërish, Shaqiri shënon sërish, Serbia kthehet në shtëpi (VIDEO)

Zvicra e shqiptarëve edhe njëherë tjetër eliminon Serbinë dhe dërgon në shtëpi që në fazën e grupeve në kuadër të Botëroreve, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kishin bërë edhe në Botërorin e Rusisë (2018), ndërsa bënë edhe sonte në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”, aty ku do të vazhdojnë të luajnë edhe në fazën e nokautit, ku i pret një përballje me Portugalinë  e Kristiano Ronaldos.

3:2 doli të jetë rezultati final i këtij takimi, teksa fitoren e “helvetëve” e paralajmëroi Xherdan Shaqiri me golin e realizuar në minutën e 20-të.

Megjithatë serbët u rikthyen shumë shpejtë në lojë, duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të sulmuesve Mitrovic (26’) dhe Vlahovic (35’). Golat nuk përfunduan këtu gjatë pjesës së parë, pasi sulmuesi Embolo në minutën e 44-të barazoi shifrat në 2:2. Ideator i aksionit të këtij goli ishte Xherdan Shaqiri, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm edhe në shënimin e golit të tretë, të realizuar nga Freuler në minutën e 48-të.

Ky gol, edhe pse i shënuar që në fazën e hershme të pjesës së dytë, u tregua si vendimtarë në fitoren e Zvicrës, që vazhdon të shkëlqejë me shqiptarët në këtë botëror, teksa bashkë me Brazilin, që të dyja kombëtaret nga 6 pikë, u kualifikuan tutje nga grupi “G”, aty ku në ndeshjen tjetër të zhvilluar paralelisht, Kameruni falë golit të shënuar nga Abubakar në minutat shtesë mundi Brazilin.

Mirëpo edhe përkundër kësaj disfate, Brazili e mbylli si lider grupin për shkak gol-averazhit, pasi bashkë me Zvicrën grumbulluan nga 6 pikë në dy vendet e para, duke lënë pas vetes Kamerunin me 4 pikë, derisa Serbia këtë kampanjë e mbylli me vetëm 1 pikë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply