Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë ekipin gjigand të Anglisë,Mançester Juanjtedin nga familja, Glejzer.
Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”, transmeton Gazeta Express.
Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leçester Junajtedin në gusht.
“Football Transfers” ka shkruar se Pacolli është pyetur nga gazetarët këtë të mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Mançester Junajtedin, derisa Pacolli u përgjigj “në rregull”.
Familja Glejzer e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje ekipin nga “Olld Traford”, pas gati 18 vitesh pronësi.
Sipas “The Telegraph”, Glejzer po kërkojnë një çmim se më të madh se 5.8 miliardë eurosh.