Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka sjellur vendim përfundimtar për incidentet e ndodhura në ndeshjen e Kupës ndërmjet FC Shkupit dhe Shkëndijës me 9 nëntor në stadiumin e Çairit.
Kampionët në fuqi të vendit janë dënuar me 6 ndeshje dhe 100 kilometra largë stadiumit të Çairit.
“Bardheblutë” kanë luajtur tashmë një ndeshje në stadiumin e Kërçovës, ku morën fitore 3:1 ndaj Skopjes.
Takimin e radhës, atë të javës së 17-të, FC Shkupi do ta zhvillojë kundër Bregallnicës këtë fundjavë, sërish në Kërçovë, që i bie se edhe ndeshjen kundër Shkëndijës, të parën në kuadër të stinorit pranveror, me datë 19 shkurt do ta zhvillojë po në qytetin e Kërçovës.