Kameruni dhe Serbia kanë zhvilluaf një super ndeshje me 6 gola, që erdhën pas shumë kthesave në rezultat. Kameruni avansoi me golin e Kasteljeto nq minutqn e 29-tq, pqr tq vijuar tre gola tq njëpasnjëshëm të serbëve, që kishin një fund të çmendur të pjesës së parë, kur falë golave të Pavloviç dhe Milinkoviç-Saviç në minutat shtesë, në pushim shkuan me epërsinë e një goli, derisa falë një tjetri të shënuar nga Mitroviç në minutën e 53-të, Serbia në ato momente avansoi edhe me dy gola epërsi.
Megjithatë, kamerunasit nuk u dorëzuan dhe në vazhdim të ndeshjes dhanë më të mirën nga vetja, ndërsa një meritë të madhe për këtë, pa dyshim ka edhe Abubakar, futbollisti i inkuadruar në lojë në mijutën e 55-të.
Inkuadrimi i Abubakar në lojë i dha krahë Kamerunit që falë golave të shënuar nga Abubakar (63′) dhe Çupo Moting (66′) arriti të vijë deri tek barazimi, barazim ky që i mban në lojë të dyja kombëtaret, edhe pse pas dy xhirove të para kanë vetëm nga një pikë, derisa në dy vendet e para me nga 3 pikë ndodhen Brazili dhe Zvicra e Xhakës, Jasharit dhe Shaqirit, dy kombëtare këto që do të përballen mes tyre nga ora 17:00. (infOSport.mk)