Drita dhe strategu shkupjan, Ardian Nuhiu edhe zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimin, njofton “infOSport.mk”.
Lajmi është bërë i ditur në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga vetë klubi gjilanas.
“Menjëherë pas ndeshjes në konsulltim me presidentin e klubit, kemi ardhur në përfundim që të ndërprejmë bashkëpunimin mbi katër vjeçar me trajnerin Ardian Nuhiu. E falënderojmë për kontributin për klubin tonë”, tha ndër tjerash drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli.
Nuhiu drejtimin e Dritës së Gjilanit e morri shkurtin e vitit 2019-të, ndërsa që në edicionin e tij të parë në krye të kësaj skuadre, ai u shpall kampion i Kosovës. Para se të merrte detyrën e kryetrajnerit, Nuhiu luante rolin e asistentit të Shpëtim Duros te kjo skuadër, të cilën si kryesori i stafit teknik e ka udhëhequr në plotë 160 ndeshje.
Më shumë se gjysma e ndeshjeve ishin fitore, gjithsej 88, në 37 ndeshje kishte barazuar Drita me Nuhiun si trajner, derisa kishte pësuar 35 disfata, përfshirë këtu edhe atë të fundit kundër Lirisë së Prizrenit në kuadër të Kupës së Kosovës. (infOSport.mk)