Pep Guardiola ka vazhduar kontratën me Mançester Sitin deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi anglez që ka zyrtarizuar këtë marrëveshje të re, duke pasur parasysh se ajo aktuale skadonte qershorin e vitit të ardhshëm, 2023.
Përvoja e deritanishme e Guardiolës te Mançester Siti konsiderohet mjaft e suksesshme. Deri më tani strategu spannjoll ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, përfshirë këtu 4 nga 5 titujt e fundit në Premierligë.
Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar Sitin, me një përqindje të suksesit prej 72.4%.
Siti në epokën Guardiola ka shënuar 921 gola, me një mesatare prej 2.46 gola për ndeshje.
Guardiola, me 374 ndeshje në krye të “Cityzens”, është i dyti në këtë aspekt pas Les McDoëall, i cili skuadrën e Sitit në periudhën 1950-1963, e kishte drejtuar në plotë 587 ndeshje.