Vëllazërimi 1977 fiton derbin shqiptarë të Kërçovës dhe marshon drejt Ligës së Dytë

Të dielën u zhvillua derbi i ligës së tretë perëndim, ku mejdanin në kuadër të xhiros së 5-të ndanë dy skuadrat kryesuese, Vëllazërimi 1977 dhe Zajazi, njofton “infOSport.mk”.

Ndonëse ndeshja u zhvillua në kushte me shi, ky takim kaloi pritshmëritë si nga ana e shikueshmërisë në tribuna, poashtu dhe nga cilësia e lojës, ku aktorët në fushën e blertë me ujë dhanë më të mirën nga vetja, duke mbrojtur denjësisht ngjyrat e skuadrës, ndërsa gëzimi në fund doli të jetë për futbollistët vendas të Vëllazërimit, që shënuan fitore minimale 1:0.

Autorë i golit të vetëm për skuadrën vendase, e cila kishte edhe posedimin e topit më shumë, ishte Belul Nebiu në minutën e 68-të.

Falë kësaj fitore, Vëllazërimi vazhdon të kryesojë renditjen tashmë i vetmuar me 15 pikë, 3 më shumë se Zajazi i vendit të dytë, derisa me 7 pikë Kamjani ndodhet në vendin e tretë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply