Bashkimi para tribunave të mbushura në Kumanovë fiton derbin me Fortunën e Hasanbegut

KF Bashkimi ka fituar derbi ndeshjen e javës së 13-të në Ligën e Tretë – Veri, duke ecur me hapa të sigurtë drejt Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e njohur kumanovare, që vite më parë luante edhe në Ligën e Parë dhe përfaqësonte vendin tonë në garat europiane, sot para tribunave të mbushura në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, shënoi fitore 4:1, duke vazhduar të ruajë pozitën e parë në renditje.

Amar Imeri, Egzon Aziri, Vedat Bajrami dhe Kushtrim Dauti ishin autorë të golave për skuadrën kumanovare, që pas 13 xhirove kryeson  renditjen me 34 pikë, 3 më shumë se BVK Konjare, skuadër kjo që kishte arritur një fitore identike (4:1) në udhëtim te Rashtaku. (infOSport.mk)

Leave a Reply