Bllagoja Milevski në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Azerbejxhanit, ka folur për kundërshtarin, por edhe ato gabime mirë të analizuara të bëra në ndeshjen e kaluar ndaj Finlandës, në të cilën barazuam 1:1.
Milevski thotë se Finlanda është një top përfaqësuese, derisa Azerbejxhani sipas tij luan krejtësisht një lojë tjetër, edhe pse vetë ishte që kishte insistuar në një kundërshtarë të tillë.
“Gjithmonë duam fitore, shpresoj të kemi sukses ndaj Azerbajxhanit. E di se Azerbajxhani na ka analizuar mirë, por uroj që kualiteti jonë të del në pah dhe të fitojmë ndeshjen. Kam insistuar në kundërshtar të këtillë, ndryshe dhe cilësorë. Finlanda është top përfaqësuese, Azerbejxhani luan futboll kushtimisht thënë ndryshe, por ndeshjet e tyre të fundit kanë dëshmuar cilësinë e tyre. E qartë se seleksionuesi i tyre bën punë të mirë. Kanë individë të shkëlqyeshëm dhe janë agresivë. Ne kemi cilësi, lëshimet nga ndeshja me Finlandën i kemi analizuar, mendoj se janë momente dekocentrimi dhe do të bëjmë gjithçka për t’i përmirësuar gabimet të cilat nuk guxojmë t’i përsërisim në ndeshjet zyrtare vitin e ardhshëm, duke ditur cilësinë e rivalëve.” – u shpreh seleksionuesi Bllagoja Milevski, i cili për ndeshjen e nesërme kundër Azerbejxhanit do të duhet të luaj pa dyshe, Bojan Miovski dhe Ezgjan Alioski. (infOSport.mk)