Super Shqipëria kapitulloi ndaj Italisë së Mançinit (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare është mposhtur 1:3 nga Italia në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë e Edi Rejës zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të mirë, kur 2 traversa për pak sa nuk përfunduan në rrjetë.

Kombëtarja e Shqipërisë e nisi mjaft mirë sfidën, teksa gjeti golin me Ismajlin i cili realizoi me kokë në minutën e 16-të, falë super asitit nga gjuajtja e lirë e tetovarit, Nedim Bajrami.

Megjithatë festa “kuqezi” nuk zgjati shumë, pasi vetëm 4 minuta më vonë, Di Lorenzo realizoi lehtësisht për barazim të rezultatit në 1:1.

Në minutën e 25-të një super aksion i “axurrëve” u kurorëzua me gol nga ana e Vinçenco Grifo, futbollistit të Frajburgut, i cili në minutën e 64-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shqipëria 1, Italia 3.

Ndërkohë, më 19 nëntor Shqipëria luan një tjetër miqësore këtë herë ndaj Armenisë, kombëtare kjo që sonte barazoi 2:2 ndaj përfaqësueses së Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply