Lëvizje të shumta pritet të ndodhin këtë dimër te skuadra e njohur angleze e Çelzit. Gjithçka pritet të fillojë nga porta, me Eduard Mendy, i cili tashmë ka vënë në pikëpyetje të madhe pozitën e tij, pas ardhjes së trajnerit Graham Poter.
Sipas “Daily Mail”, trajneri Poter ka dyshime dhe do të konsideronte të konfirmonte si titullar konkurrentin spanjoll Kepa.
E gjithë kjo mund ta shtyjë portierin 30-vjeçar të mendojë largimin, kjo më shumë edhe për shkak dështimit të bisedimeve për zgjatjen e kontratës, që i skadon në vitin 2025.
Përveç tij, një tjetër emër që mund të larghohet nga “Stemford Brixh”, është edhe ai i Zhorzhinjos. Këtij të fundit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa mungesa e një oferte të re e shohin atë shumë larg Çelzit.
Por këtu nuk është fundi i emrave të mundshëm që mund të largohen nga Çelzi. Një emër tjetër që lakohet shumë, është ai i Hakim Zijeç, i cili nuk ka fituar kurrë një vend titullari, kështu që një largim duket i pashmangshëm për marokenin.
Sipas informacioneve nga “Calciomercato”, Juve dhe Çelzi po diskutojnë një shkëmbim midis Hakim Zijeç dhe Adrien Rabiot, derisa i njëjti burim bënë me dije se për marokenin e Çelzit, tashmë një kohë më të gjatë interes ka shfaqur edhe skuadra kampione e Milanit.