Reshat Ramadani i Shkëndijës si pjesë e Maqedonisë U21 flet për ndeshjen e nesërme kundër Qipros

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë në futboll tashmë disa ditë ndodhet në Qipro, aty ku gjatë këtij muaji do ti zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj vendasve qipriot dhe Serbisë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesë e këtij reprezentacioni është edhe mesfushori difenziv i Shkëndijës, Reshat Ramadani, i cili foli enkas për “infOSport.mk” rreth takimit që i pret nesër ndaj Qipros. Ai fillimisht foli për atmosferën që mbizotëron në skuadër, si dhe për rëndësinë e këtij takimi.

“Gjithçka shkon sipas planit, jemi duke punuar shumë mirë dhe gjithë lojtarët e grumbulluar duken të ‘etur’ për të dhënë më të mirën. Atmosfera është e qetë, grumbullimi mendoj se na bën mirë të gjithëve pasi vijmë nga më shumë klube e kampionate dhe në kushte kur sezoni është në kulminacion e sipër para pauzës dimërore, mendoj se na ka ardhur mirë ky grumbullim ku të gjithë duam ta shfrytëzojmë rastin që kemi përpara” – u shpreh Reshat Ramadani, i cili është i lumtur që është pjesë e ekipit shpresa të vendit në futboll.

“Sigurisht se po. Është mundësi e mirë për gjithçka. Sa i përket kundërshtarit, personalisht nuk është se e njoh shumë Qipron, por stafi teknik i ka analizuar dhe përmes analizave na njofton me pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Por në ndeshje të këtilla kontrolluese ku rezultati s’është në plan të parë, ne kemi qëllim të performojmë sa më mirë, të ndërtojmë lojën tonë dhe të përgatisim ekipin për të ardhmen” – përfundoi Ramadani, i cili nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të tretë me fanellën e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

Ndeshjen e parë Ramadani me shokë do ta zhvillojnë nesër (17 nëntor) kundër nikoqirëve të Qipros, ndërsa 5 ditë më vonë (22 nëntor) do ti masin forcat me moshatarët e tyre të Serbisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply