32 kombëtaret e kualifikuara kanë shpallur aplikimet e tyre përfundimtare për Kupën e Botës. Specialistët e transfermarkt kënaqën tifozët e futbollit me infografikë, duke treguar se cilat klube dërguan numrin më të madh të lojtarëve në Botërorin “Qatar 2022”.
Në vend të parë është skuadra kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihut, skuadër kjo që do të përfaqësohet me plotë 17 futbollistë, ndërsa pas tyre ndodhen Mançester Siti dhe Barcelona, që kanë deleguar nga 16 futbollistë.
Vendin e katërt e zë Al-Sadd, i cili do të përfaqësohet me 15 lojtarë në Botëror, derisa “Top 5” mbyllet nga Mançester Junajtedi, nga e cila skuadër në Katar do të luajnë 14 futbollistë.
Pasojnë Real Madridi (13), Çelzi, Al-Khalal (12 secili), Totenhami, PSZh-ja, Borusia Dortmundi, Juventusi, Ajaksi dhe Atletiko Madridi (11 secili).