Struga Trim Lum të dielën mundi Shkëndijën në ndeshjen derbi të javës së 15-të, duke vazhdua të ruajë kryesimin në elitën e futbollit vendor. Falë fitores minimale 1:0, Struga Trim Lum rriti epërsinë e pikëve në +6 ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që tashmë renditet në pozitën e tretë me 24 pikë, derisa me një pikë më shumë, FC Shkupi mban pozitën e dytë, kjo falë edhe fitores së regjistruar ndaj Skopjes.
“Më shumë ishte një ndeshje taktike sesa një ndeshje cilësore, në të cilën neve shfrytëzuam rastin tonë, i cili në fund rezultoi vendimtar në fitoren ndaj një Shkëndije shumë cilësore” – është shprehur Srgjan Zaharievski për faqen zyrtare të klubit strugan.
Golin e vetëm për Struga Trim Lum në ndeshjen ndaj Shkëndijës, e realizoi 20-vjeçari Hristijan Maleski në minutën e 40-të. Për Maleskin ishte ky goli i tretë sezonal dhe i dyti përballë Shkëndijës, pasi i njëjti kishte realizuar edhe në takimin e parë të zhvilluar në Strumicë. (infOSport.mk)