Struga Trim Lum i shkakton disfatën e parë Shkëndijës pas 12 ndeshjeve!

Pas 12-të xhirove pa disfatë, Shkëndija të shtunën u mund nga Struga Trim Lum duke pësuar humbjen e dytë në këtë sezon dhe të dytën po nga i njëjti rival, shkruan “infOSport.mk”.

Një gol i Hristijan Maleskit në minutën e 40-të i dha fitoren minimale 1:0 Struga Trim Lum në ndeshjen derbi të xhiros së 15-të në Ligën e Parë, aty ku Shkëndija për së fundmi herë ishte mundur me 28 gusht në Strumicë me shifrat 2:0 po nga Struga Trim Lum.

Që nga ajo ndeshje “kuqezinjtë” kishin lidhur 12 ndeshje pa humbje mes kampionatit dhe Kupës, përfshirë këtu edhe fitoren e fundit në tavolinë përballë FC Shkupit.

Shkëndija pas 15 xhirove të kaluara në elitën e futbollit vendor, renditet në pozitën e 3-të me 24 pikë, 6 më pak se skuadra kryesuese e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply