Berat Imeri: Përgëzoj ekipin për fitoren, por tashmë duhet menduar ndeshjen e rradhës

Voska Sport të shtunën regjistroi fitore 2:1 në transfertën ndaj KF Arsimit, duke vazhduar garën për ato dy pozita të para që sigurojnë kualifikim të drejtëpërdrejtë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe në këtë ndeshje në skenë te skuadra shqiptare nga Ohri doli dyshja Emini-Feta, që realizuan golat e fitores. Megjithatë siç thotë trajneri Berat Imeri, përballë KF Arsimit e gjithë skuadra ka qenë në nivel të detyrës dhe për këtë përgëzon ekipin e tij.

“Fitore shumë e rëndësishme që erdhi pas një mini krize që e kaluam. Mendoj se djemtë dhanë maksimumin në një terren shumë të vështirë për lojë dhe për këtë e përgëzoj ekipin. Tani duhet të shohim përpara, kemi edhe 3 ndeshje të vështira deri në gjysëm sezon, ajo e rradhës gjithmonë na intereson më së shumti” – është shprehur Berat Imeri për faqen zyrtare të klubit të Voska Sport, skuadër kjo që ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë kundër rivalit lokal, Ohrid Lihnidos. (infOSport.mk)

Leave a Reply