Edhe pse nuk dihet ende saktë sa ndeshje FC Shkupi do të duhet ti zhvillojë jashtë stadiumit të Çairit në një largësi prej 100 km, një gjë tashmë është thuajse e sigurtë, se kjo skuadër ndeshjet e saja si vendas do ti zhvillojë në Kërçovë, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë në stadiumin e Kërçovës, FC Shkupi pritet që ta luaj menjëherë këtë të shtunë, kur në kuadër të javës së 15-të do të mirëpret Skopjen.
Po në Kërçovë gjatë këtij viti, FC Shkupi do të zhvillojë edhe ndeshjen kundër Bregallnicës, derisa vitin e ardhshëm, më saktë me 19 shkurt do të jetë nikoqir edhe i Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër do të luaj në kuadër të javës së 19-të. (infOSport.mk)