Omer Bunjaku reagon pas incidentit të ndodhur në derbin FC Shkupi-Shkëndija

Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku ka dënuar incidentin që ndodhi në stadiumin e Çairit në ndeshjen derbi kundër Shkëndijës së Tetovës, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalet e Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pritej një festë e vërtetë në stadiumin e Çairit, disa tifoz të papërgjegjshëm u futën në fushë për të sulmuar futbollistët mysafir, pas atij goli dhe provokimi të Dashmir Elezit në mëinutën e 9-të.

Mirëpo pavarësisht gjithë asaj që ndodhi në terren, Bunjaku thotë se ngjarjet e tilla nuk e kanë vendin në fushat e blerta.

“Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…

Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori,traditë dhe kultur.

I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet. Kjo është vetëm një ndeshje futbolli,unë nuk dua kësi lloj fitore,kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…” – ka shkruar Bunjaku në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Për shkak incidentit, Komisioni i Garave pranë FFM-së vendosi që ndeshjen ta regjistrojë me rezultat zyrtarë 3:0 në favor të skuadrës së Shkëndijës, derisa Komisioni Disciplinor në një afat të pacaktuar vendosi që FC Shkupi ndeshjet si vendas ti zhvillojë 100 km larg Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply