FC Shkupin e presin dënime shumë të rënda pas ndërprjes së ndeshjes kundër Shkëndijës, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës, njofton “infOSport.mk”. Me shumë gjasa këtë ndeshje skuadra nga Çairi do ta humbasë në tavolinë me rezultatin 3:0, ndërsa përveç kësaj ata i pret një dënim shumë i rëndë, që mund të përfundojë edhe me suspendimin e terrenit, por gjithsesi edhe dënim me të holla.
Janë këto vetëm disa nga dënimet e mundshme, edhe pse kuptohet fjalën e fundit do ta kenë organet përgjegjëse pranë Federatës së Futbollit.
Ndryshe ndeshja në Çair u ndërpre vetëm pas 9-të minutave lojë, kur Dashmir Elezi shënoi gol dhe bëri që situata të eskalojë me “Shvercerat” që nuk mund të përmbaheshin, duke sulmuar mysafurët nga Tetova. (infOSport.mk)