Shkëndija brenda një javë zhvillon 3 ndeshje shumë të rëndësishme!

Shkëndija është para tre ndeshjeve shumë të rëndësishme. Akademia Pandev, Shkupi dhe Struga Trim&Lum janë rivalët e “kuqezinjëve” në harkun kohor prej 7-të ditëve.

Gjithçka fillon nga e diela (6 nëntor) kur në Tetovë do të mirëpresin Akademia Pandevin, për të vijuar të mërkurën me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë çerekfinale të Kupës kundër FC Shkupit, ku ekipi fitues vazhdon garat tutje, për ta përmbyllur këtë orar të ngjeshur të dielën e ardhshme (13 nëntor) me ndeshjen kundër Struga Trim Lum në transfertë.

Pikërisht Struga Trim Lum po e mban aktualisht frontin, ndërsa vlen të theksohet se ekipi strugan është i vetmi që i ka shkaktuar disfatë Shkëndijës këtë edicion në 13 xhirot e deritanishme në LPFMV. (infOSport.mk)

Leave a Reply