Java e 14-të në ligën e parë zhvillohet në dy ditë, gjithçka nis nga kryeqendra jonë

Me ndeshjen midis Skopjes dhe Sileksit në lagjen e Hekuranës në Shkup, do të nis java e 14-të në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Kratova shihet si favorit absolut në këtë takim, megjithatë Skopje ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, edhe pse ndodhet vetëm në pozitën e fundit me vetëm 5 pikë të tubuara, plotë 17 pikë më pak se Sileksit që sheh drejt kreut.

NDESHJET E SË DIELËS – Sa u përket ndeshjeve të ditës së diel, vëmendja do të jetë e përqëndruar sërish në Shkup, në takimin midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, por gjithashtu edhe në Tetovë, aty ku është paralajmëruar një prezencë më e madhe e shikuesve përballë Akademia Pandev, kjo edhe për faktin se shumë shpejtë “Ballistët” do të festojnë 30-vjetorin e themelimit të tyre. Të gjitha mjetet financiare nga ky takim, do të ju dedikohen pikërisht “Ballistëve”, për festën e madhe që po përgatisin për këtë përvjetorë.

Pobeda në Prilep do të mirëpret sërish Makedonija GJ.P, këtë herë në ndeshje kampionale, me shpresë se do ti hakmerret për atë disfatë në kuadër të Kupës, por edhe për disfatën në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, ndërkohë në ndeshjen e fundit Bregallnica do të mirëpret Tikveshin në Shkup.

Skuadër e lirë e kësaj xhiroje, është skuadra kampione e FC Shkupit, që në mesjavë do të luaj ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Shkëndijës. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 14

Skopje 05.11.(13:00h) Sileksi
Shkëndija 06.11.(13:00h) Ak.Pandev
Rabotniçki 06.11.(13:00h) Struga Trim Lum
Bregallnica 06.11.(13:00h) Tikveshi
Pobeda 06.11.(13:00h) Makedonija GJ.P
FC Shkupi i lirë  

Leave a Reply