Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihej një vajzë duke e rrahur një grua të moshuar në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.
Për rastin që tmerroi Kosovën, legjenda e futbollit shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka kërkuar dënim shembullor për infermerieren që e rrahu gruan e moshuar.
“Duam dënim shembullor! Zot na fal” – ka shkruar Cana në rrjetin social.
Në mesin e shumë reagimeve rreth kësaj ngjarje ishte edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.