Ja sa të holla ka fituar Ballkani nga pjesëmarrja në garat europiane!

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që këtë vit theu akullin duke u bërë klubi i parë nga vendi ynë fqinjë që luajti në fazën e grupeve të një gare evropiane, ka përfituar një shumë të majme nga paraqitjet dhe rezultatet e arritura, shkruan “infOSport.mk”.

Kujtojmë FC Ballkani e nisi garë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua vetëm pas vazhdimeve nga skuadra lituaneze e Zhalgiris që në raundin e parë.

Pas këtij eliminimi Ballkani vazhdoi garat në Ligën e Konferencës, ku në fazën e eliminimit kaloi tri klube si La Fioritan, Klaksvikun, derisa në ndeshjen e “play-off” eliminoi skuadrën kampione të vendit tonë, FC  Shkupin, duke siguruar kështu një vend në grupet e kësaj gare.

Katër raundet e fazës eliminatore skuadrës nga Suhareka e Kosovës, i siguruan 400 mijë euro, ndërsa kalimi në grupe atyre iu siguroi edhe 3 milionë euro të tjera.

Nga rishpërndarja e parave për klubet, Ballkani mori mbi 71 mijë euro, ndërsa nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s, kampioni i Kosovës shtoi në konto edhe mbi 44 mijë euro, shkruan Telegrafi.

Fitorja ndaj Sivasspor shtoi në konto edhe 500 mijë euro të tjera, ndërsa barazim në shtëpi ndaj rumnëve të Kluzh i shtoi Ballkanit edhe 166 mijë euro të tjera.

Në total, Ballkani nga paraqitja në garat evropiane ka marr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”.

Nëse kësaj shume i shtohen edhe paratë nga të drejtat televizive dhe biletat e shitura, atëherë përfitimet e Ballkanit nga pjesëmarrja në garat evropiane mund të prekin edhe shifrën e 5 milionë eurove.

Pa dyshim një rekord përfitimesh për një klub nga Kosova, me FC Ballkanin që tashmë mund të rikthehet në një fuqi të futbollit kosovar.

Leave a Reply