Milani dhe Pioli bashkë deri në vitin 2025!

Milani dhe trajneri Stefano Pioli kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Trajneri italian me kontratën e re do të mbetet në “San Siro” deri qershorin e vitit 2025, shkruan “infOSport.mk”.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë se Stefano Pioli ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuqezi” nga Milano.

Kontrata aktuale e Piolit me Milanin ishte valide deri në vitin 2023, por tani me zgjatjen e saj ai do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në vitin 2025.

Me Piolin në krye, Milani edicionin e kaluar u shpall kampion në Serie A, ndërsa edhe këtë vit “kuqezinjtë” janë në garë për mbrojtjen e titullit si dhe kualifikimit në në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply