Galatasaraji raportohet se po dëshiron ta kompletojë transferimin e plotë të Milot Rashicës nga skuadra angleze e Noruiç Siti.
Mediat turke raportojnë se drejtuesit e Galatasarajit kanë mbetur të kënaqur me futbollistin e përfaqësueses së Kosovës dhe se duan të blejnë kartonin e tij edhe përfundimisht.
Sulmuesi nga Vushtrria e Kosovës, gjigandëve të Superligës turke iu bashkua në formë huazimi nga Noruiç Siti, skuadër kjo që aktualisht luan në Championship.
26-vjeçari Rashica me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij aktuale në tregun e futbollit botëror është 7-të milionë euro.
Rashica më parë gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Verder Bremenit, Vitesses në Holandë dhe Vushtrrisë në futbollin kosovar.