Pas serisë së rezultateve negative dhe disfatës së sotme 2:0 ndaj Rabotniçkit në Strumicë, Aleksandar Vasoski ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te Ak. Pandev, raporton “infOSport.mk”.
Staretegu shkupjan ka marrë përgjegjësinë për disfatën e sotme, por edhe rezultatet paraprake, që skuadrën nga Strumica e sollën në pozitën e parafundit.
Në 12 xhiro të zhvilluara, Akademia Pandev ka grumbulluar vetëm 8 pikë, 3 më shumë se skuadra e fundit në tabelë, Skopje.
Ndryshe disfata e sotme ishte e 8-ta për Akademia Pandev këtë edicion dhe e katërta nën drejtimin e Vasoskit.
42-vjeçari nga Shkupi, drejtimin e Akademia Pandev për herë të dytë gjatë karrierës së tij si trajner, e morri me 9 shtator, ndërsa në 5 ndeshje kampionale ai regjistroi vetëm një barazim 1:1 ndaj Pobedës dhe plotë 4 disfata.
Megjithatë me Vasoskin në krye, Akademia Pandev bëri dy super rezultate në kuadër të ndeshjeve të Kupës, duke eliminuar fillimisht Teteksin në kuadër të 1/16 së finales (fitore 6:0), që më pas në 1/8 e finales të mundin Ljubotenin me shifrat 9:0. (infOSport.mk)