Shkëndija të dielën do të ketë një ndër transfertat më të vështira të këtij sezoni, teksa do të udhëtoj në Kratovë për tu përballur me Sileksin e Gorazd Mihajllov, raporton “infOSport.mk”.
Në prag të këtij takimi, kapiteni Bejtullai, që javën e kalular ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në kontrolluesen kundër Arabisë Saudite, është ankuar në një lëndim.
Ai gjatë stërvitjes së sotme ka ndjerë shqetësime në kofshën e prapme të këmbës së majtë. Mbrëmjen e sotme ndaj tij janë kryer edhe ekzaminimet e duhura mjekësore dhe nëse gjithçka është si duhet, ai do të stërvitet me grupin dhe do të jetë i gatshëm për lojë me Sileksin.
Shkëndija të shtunën në orën 10:00 ka në program seancën e fundit stërvitore para sfidës të së dielës me Sileksin në Kratovë. (infOSport.mk)