Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shqiptuar dënime të reja pas incidentit që ndodhi në ndeshjen kampionale të Ligës së Dytë midis Gostivarit dhe Voska Sport, e zhvilluar në Reçicë të Madhe, shkruan “infOSport.mk”.
Një ndër ata që kishte qenë i përfshirë në këtë incident, ishte edhe vetë komesioneri për siguri i Gostivarit, Harun Ademi, i cili për këtë gjest të turpshëm ka marrë një dënim shumë të rëndë.
Komisioni disciplinor pranë FFM-së ka konfirmuar përfshirjen e Harun Ademit në rrahjen që ndodhi në tribunë midis disa prej tifozëve të Gostivarit dhe mysafirëve nga Ohri të Voska Sport, edhe pse i njëjti ishte në detyrë zyrtare.
Përfshirja në këtë incident i ka kushtuar shumë komesionerit për siguri të Gostivarit, pasi i njëjti nga FFM ëshët suspenduar për një vit.
Kujtojmë, për shkak organizimit të dobët, FFM kishte dënuar edhe KF Gostivarin me një gjobë prej 1000 eurove.