Të shtunën në Shkup në stadiumin e Hekuranës, një ndër skuadrat me më shumë trofe në vendin tonë, Vardari, por që aktualisht garon në Ligën e Dytë, do të mirëpret liderin aktual, Voska Sport, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu tetovar, Berat Imeri, raporton “infOSport.mk”.
Ky i fundit në një prononcim për faqen zyrtare të klubit shqiptarë nga Ohri, ka zbuluar reçetën e tre pikëshit përballë Vardarit.
“Ndeshje derbi, ndeshje shumë e vështirë do të kisha thënë, megjithatë unë jam optimist edhe nga natyra, ashtu që besoj shumë të ekipi dhe njëkohësisht edhe tek fitorja. Për të arritur një gjë të tillë, duhet guxim, disciplinë dhe angazhim. Besoj se lojtarët e mi do i aprovojnë gjitha këto gjëra dhe në fund do arrijmë deri tek 3 pikëshi” – është shprehur fillimisht Berat Imeri, i cili nesër kundër Vardarit në fushë do të zbresë me futbollistët më të mirë.
“Jemi të kompletuar për këtë ndeshje. Të gjithë lojtarët i kemi në disponim dhe mendoj se vendimtare duhet të jetë dëshira e madhe e gjithë klubit për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje” – përfundoi Imeri, nën drejtimin e të cilit, Voska Sport në 9 xhirot e deritanishme ka regjistruar 7 fitore dhe 2 barazime.