Aleksandar Stavrev, kryesori në super duelin, Vardar – Voska Sport!

Liga e dytë të shtunën prodhon super derbin midis Vardarit dhe Voska Sport. Këta të fundit janë ende të pamposhtur në 9 javë kampionat, dhe me meritë mbajnë pozitën e parë, ndërsa ekipi vendas i Vardarit ndodhet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak (22 pikë), njofton “infOSport.mk”.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, Komisioni i Garave pranë FFM-së, ka vendosur që takimin që do të zhvillohet në stadiumin e Autokomandës, ta drejtojë një ndër arbitrat më autoritar në futbollin vendor, Aleksandar Stavrev.

Asistent i tij i parë në këtë takim do të jetë Dejan Kostadinov, derisa asistent i dytë do të jetë Goce Petreski.

Arbitër i katërt në këtë takim është Angel Gelov, ndërsa rolin e delegatit do ta luaj, Antonio Nasevski nga Kratova.

Ndeshja Vardari – Voska Sport do të zhvillohet në stadiumin e Hekuranës në Shkup me fillim në ora 13:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply