Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Alek Jonçevski, është emëruar trajner i ri i skuadrës së Trepçës nga Mitrovica, raporton “infOSport.mk”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra mitrovicase, e cila beson se me Jonçevskin në krye do ti arrijë sukseset që i synojnë si skuadër bashkë edhe me tifozët e tyre të zjarrtë.
Jonçevski prej korrikut të këtij viti është emëruar seleksionues i Maqedonisë së Veriut, ndërsa i njëjti më herët për një periudhë më të gjatë ishte ndihmës-trajner i ekipit përfaqësues.
ai gjatë karrierës së tij si trajneri, ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje dhe Rabotniçkin, derisa kjo do të jetë aventura e tij e dytë që do të trajnojë një ekip jashtë kufijve të Maqedonisë, pas asaj aventure që kishte me skuadrën e Spartak Subotica nga Serbia. (infOSport.mk)