Slavia Praga shuan ëndërrën europiane të Ballkanit!

Slavia Praga ka shuar ëndërrën europiane të Ballkanit nga Suhareka, pasi sonte në ndeshjen e xhiros së 5-të, të grupit “G” në kuadër të Ligës së Konferencës,  mundi ekipin përfaqësues të Kosovës me rezultatin minimal 1:0, raporton “infOSport.mk”.

Kështu Ballkanit i duhet të mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës. Skuadra e Arsim Kabashit në këtë mënyrë ka dështuar të përfshihet në gjashtëmbëdhjetëshen më të mirë që do të përpiqen që ta fitojnë këtë garë.

Golin e vetëm dhe të fitores për Slavia Pragën e realizoi Ondrej Lingr në minutën e 75-të. Falë kësaj fitore, Slavia Praga barazohet me pikë me skuadrën e CFR Kluzh nga Rumania, që të dyja skuadrat me nga 7 pikë, derisa Ballani me 4 pikë mbetet në pozitën e fundit. Vendin e parë e mban Sivaspori turk, që disfatën e vetme e ka pësuar pikërisht nga Ballkani.

Sonte skuadra turke në terren vendas me rezultatin e thellë 3:0 mundi rumunët e Kluzh, duke siguruar në këtë mënyrë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply