Pak orë para fillimit të ndeshjes midis Ballkanit dhe Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës ka ndodhur një përleshje në sheshin e kryeqytetit mes tifozërive të duja skuadrave.
Këtë incident e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila njofton se nga kjo përleshje ka arrestuar edhe 3 persona.
“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
Ndeshja midis Ballkanit dhe Slavia Pragës është e vlefshme për javën e 5-të në kuadër të grupit “G” të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)