Liga Europa, futbollisti shqiptarë i shënoi Romës së Murinjos (VIDEO)

Përparim Hetemaj i shënoi Romës së Murinjos sonte në ndeshjen që skuadra e tij, HJK Helsinki e zhvilloi në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Europa, raporton “infOSport.mk”.

Hetemaj realizoi golin e vetëm për skuadrën finlandeze, që në fund pësoi disfatë 2:1.

Hetemaj shënoi golin e barazimit në minutën e 54-të, duke zhvlerësuar golin e Abraham, ndërsa golin e fitores për “Ujkeshën Romake” e realizoi futbollisti i Helsinkit, Hoskonen në minutën e 62-të.

Ndërkohë Lacio ka arritur të fitojë ndaj Midtjylland, për të dalë në vendin e parë në grupin “F” të Liga Europa.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, por golat e Milinkoviç Saviç dhe Pedros përmbysën gjithçka.

Në këtë takim te “lacialët” që nga minuta e parë luajti edhe Elseid Hysaj. Lacio bashkë me Shturm Grac ndajnë pozitën e parë me nga 8 pikë në grup, ndërsa në pozitat 3 dhe 4 ndodhen Fejenordi dhe Midtjylland. (infOSport.mk)

Leave a Reply