Mesjava ka prodhuar ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë, aty ku gara për pozitën e parë po bëhet shumë më interesante, raporton “infOSport.mk”.
Me disfatën e dytë të njëpasnjëshme të Struga Trim Lum, tashmë Shkëndija i është afruar skuadrës strugane në vetëm 3 pikë, ndërsa FC Shkupi dhe Sileksi në 4 pikë, duke e bërë më interesante garën për titull.
Struga Trim Lum pas disfatës minimale 1:0 nga kampionët në fuqi të FC Shkupit në ndeshjen e xhiros së 10-të, sot në Prilep u mund nga Pobeda me shifrat 2:0. Që të dy golat për skuadrën vendase në këtë takim, i realizoi strugani Atdhe Mazari, nga një në secilën pjesë.
Një start i furishëm për FC Shkupit përballë Tikveshit, bëri të mendohej se fitorja e skuadrës së Goce Sedlloskit do të jetë shumë e thellë, mirëpo në fund ndeshja në Çair u mbyll me shifrat 4:2 në favor të kampionëve në fuqi.
Ndërkohë Shkëndijës, i ka mjaftuar vetëm goli i Lupçe Doriev përballë Skopjes në lagjen e Hekuranës në Shkup, për të marrë 3 pikë me vlerë të madhe.
Fitore minimale 1:0 regjistroi edhe Sileksi në transfertën në Shkup përballë Rabotniçkit, duke iu falënderuar golit të serbit Filip Obadoviç (23’), derisa ditën e djeshme Bregallnica para tifozëve të saj në Shtip me golin e shënuar nga Darko Dodev (62’), mundi Akademia Pandevin me rezultatin 1:0.
E lirë këtë xhiro ishte skuadra e Makedonija GJ.P, që në fundjavë do të luaj kundër FC Shkupit në stadiumin në Gjorçe Petrov. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 11 |
||||||||||||||||||
|