Trajneri i Struga Trim Lum komenton shortin dhe përballjen me Bregallnicën!

Struga Trim Lum po zhvillon  një sezon të shkëlqyeshëm, teksa kjo skuadër përveç që mban pozitën e parë në renditje në Ligën e Parë, po ecën mbarë edhe në ndeshjet e kupës, ku ka arritur  deri në fazën çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.

Shorti i hedhur sot ua servoi atyre për kundërshtarë skuadrën e Bregallnicës, ndaj së cilës skuadër kishin shënuar fitore minimale 1:0 në kampionat. Shortin e sotëm nga tabori i skuadrës strugane e ka komentuar trajneri Zaharievski, i cili thotë se terreni vendas mund të luaj rolin kyç në këtë përballje.

“Dihej se kushdo që do na binte në këtë fazë, mund të them se të gjitha skuadrat jemi në të njëjtin nivel. Ne për kundërshtarë do të kemi Bregallnicën, një skuadër shumë e mirë, por mendoj se terreni vendas është një avantazh i vogël për ne, ndaj besoj se do të vazhdojmë tutje”. – është shprehur trajneri Srgjan Zaharievski për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja çerekfinale midis Struga Trim Lum dhe Bregallnicës do të zhvillohet me datë 9 nëntor në Strugë, ndërsa ekipi fitues do të kaloj në gjysmëfinale të Kupës, ndeshje këto që në program janë me datë 5 prill të vitit të ardhshëm. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply