Para pak çastesh në hapësiar e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës, e ku goglat deshën që në këtë fazë të na servojnë ndeshjen më interesante, atë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, shkruan “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me datë 9 nëntor, ndërsa ekipi fitues do të kaloj tutje.
Lideri aktual, Struga Trim Lum për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë ekipin e Bregallnicës. Skuadra e trajnerit Zaharievski do të ketë përparësi terrenin vendas, njëjtë sikurse edhe Sileksi që do të përballet me Vardarin në Kratovë dhe luaj në terren vendas dhe Makedonija Gj.P që do të mirëpret Akademia Pandevin.
Të gjitha ndeshjet e kësaj faze janë paraparë të zhvillohen me datë 9 nëntor, ndërsa ekipet fituese ndeshjet e tyre gjysmëfinale do ti zhvillojnë me 5 prill të vitit të ardhshëm. Finalja e madhe do të luhet javën e fundit të muajit maj. (infOSport.mk)