KF Arsimi nga Çegrani që këtë vit debutoi në Ligën e Dytë sezonin do ta vazhdojë me një trajner të ri, pasi trajneri i deritanishëm, Bujar Islami, për çështje private kishte vendosur të jap dorëheqje, njofton “infOSport.mk”.
Islami, i cili një kohë të gjatë ka punuar me Renovën e më pas edhe me Besën e Dobërdollit, KF Arsimin e morri që në start të sezonit, ndërsa në 9 ndeshje të zhvilluara skuadra nga Çegrani me në krye strategun tetovar, regjistroi 3 fitore, 1 barazim dhe 5 disfata.
Pas 9 xhirove të para, KF Arsimi me 10 pikë të tubuara renditet në pozitën e 10-të. Ndeshjen e rradhës, me 29 tetor, KF Arsimi do ta zhvillojë në terren vendas kundër Besës së Dobërdollit.