Pas largimit të kryetrajnerit Bujar Islami, drejtuesit e skuadrës së KF Arsimit nga Çegrani kanë reaguar shumë shpejtë, duke i’a besuar postin e trajnerit, Vildan Saliut.
“Pas konsultave dhe analizave të bëra, ndihmësi i deritanishëm dhe trajneri i ekipit tonë në periudhën më të suksesshme të klubit, Vildan Saliu, pas kërkesës së Kryesisë së klubit, e pranoi këtë përgjegjësi të madhe, përkohësisht, deri në një moment të ri.
Neve na ngelet që shefit të ri të shtabit teknik ti urojmë sa më shumë sukese si dhe ti japim kohë dhe besim!
Të qëndrojmë të bashkuar e të kemi durim, si dhe ti japim kohë e përkrahje klubit, më e mira e Arsimit DO TË VIJË”, – thuhet në njoftimin e K.F Arsimit.
Me Saliun në krye skuadra shqiptare e KF Arsimit kishte arritur suksesin më të madh në histori, duke u inkuadruar në Ligën e Dytë, pas asaj fitore spektakolare në ndeshjen e balotazhit ndaj Ovçe Poles me rezultatin 4:1.
Pas 9 xhirove të para, KF Arsimi me 10 pikë të tubuara renditet në pozitën e 10-të. Ndeshjen e rradhës, me 29 tetor, KF Arsimi do ta zhvillojë në terren vendas kundër Besës së Dobërdollit, kur edhe Sakiu do të bëjë debutimin e tij si kryetrajner te skuadra nga Çegrani i Gostivarit. (infOSport.mk)